Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Irlandë në kuadër të së cilës janë planifikuar takime me Ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje, Tomas Bërn, si dhe me anëtarët e Komitetit të Përbashkët për Çështje Evropiane në Parlamentit Irlandez (Oireachtas).
Siç informojnë nga MÇE, diskutimet e takimeve do të përfshijnë tema për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, mbështetjen e Irlandës në procesin e aderimit në Union, në dritën e kryesimit të ardhshëm me Këshillin e BE-së, thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe institucional.
Në takimet do të bisedohet edhe çështje lidhur me politikën e sigurisë së BE-së në konteksti të sfidave të reja gjeopolitike dhe politikën e zgjerimit si përgjigje e tyre.