Ministri për Çështje Europiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Orhan Murtezani, njoftoi përmes një statusi në Facebook se është nisur drejt Kievit, Ukrainë.
Në mesazhin e tij ai theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit për përballimin e sfidave:
“Solidariteti është përgjigja jonë më e fuqishme ndaj sfidave. Qëndrojmë krah për krah për paqe dhe ardhmëri. Evropa është e fuqishme vetëm kur qëndron e bashkuar.”
Vizita e tij përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.