Ministri i Shëndetësisë premton mbështetje institucionale për Qendrën e Rehabilitimit “SOS Medika”

1 Min. Leximi

Më 19 korrik 2025, kryetari i Shoqatës SOS Vita, Ertan Shakiri, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Azir Aliu, të cilin e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në angazhimet e tij institucionale.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet dhe misionin shumëvjeçar të Shoqatës SOS Vita në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për rolin e rëndësishëm të Qendrës së Rehabilitimit “SOS Medika”, e cila ofron shërbime falas për këtë kategori të ndjeshme.

- Advertisement -

Ministri Aliu vlerësoi punën e shoqatës dhe nënvizoi nevojën për integrimin e kësaj qendre në sistemin shëndetësor publik, përmes përfshirjes së saj në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ai u angazhua që institucionet përkatëse të ndërmarrin hapat e nevojshëm për realizimin e këtij projekti.

Në shenjë mbështetjeje dhe respekti, Ministri ftoi Ertan Shakirin që të jetë pjesë e kabinetit të tij si bashkëpunëtor dhe përfaqësues i kauzës së personave me nevoja të veçanta. Shakiri e vlerësoi këtë ftesë si një nder dhe mbështetje të madhe për misionin e shoqatës.

Ministri theksoi se ka ardhur koha që personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave që punojnë për ta, t’u ofrohet mbështetja institucionale që meritojnë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull