Ministri i Shëndetësisë me “Kabinet të hapur”! Çdo të premte do të dëgjojë qytetarët për problemet dhe idetë

2 Min. Leximi

Përmes mjetit “kabinet i hapur”, të premteve, çdo qytetar mund të caktojë termin për takim me ministrin e shëndetësisë Azir Aliu, ku do të mund të shpalosin problemet dhe të japin ide. Për të premten që vjen terminët janë të rezervuara, tregoi ai.

“Kjo iniciativë nuk është vetëm një shërbim por është një qëndrim. Qëndrim se shëndetësia nuk duhet të jetë një sistem i mbyllur por një organizëm i gjallë, një sistem që komunikon, përfshin dhe reagon në kohë”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

- Advertisement -

I pyetur për mungesën e terapisë te pacientët e onkologjisë, Aliu tha se do të takohet me drejtorin e klinikës për të parë nëse mungojnë pjesë të terapisë, pasi që siç tha, pacientët i kanë marrë terapitë.

“Mendoj që terapia jo vetëm që ka arritur por edhe është proceduar, domethënë është dhënë te pacientët, por të hënën më lejoni edhe njëherë, të takohem me drejtorin mundet një pjesë e elementeve brenda në terapi, a kanë arritur ose jo, këtë nuk mund t’ua them sot, nuk kam informacione”, u shpreh Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.

E i pyetur për mungesën e anestezilogëve në spitalin e Kumanovës, Aliu tha se kur ka nevojë dërgojnë. Theksoi se mungesë ka edhe në klinikë, pasi siç u shpreh, përmes politikave dhe lidhjeve familjare, në një fushë janë krijuar më tepër specialistë sesa duhet, e në fusha tjera mungojnë.

“Nuk do ta humb për shkak se anesteziolog tani është e vërtetë që nuk ka i punësuar full-time atje por nëpërmjet kontratave neve dërgojmë atëherë kur ka nevojë spitali që të mund të ekzekutohen edhe të bëhen operacionet, pra nuk është vetëm në Kumanovë ne kemi sfida edhe në Klinikë ku nga një klinikë shkojnë anesteziolog në klinikën tjetër”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

- Advertisement -

Ministri Aliu njoftoi se së shpejti do të jenë të lira edhe 300 vende pune për specializantët në profile të ndryshme ku do të ketë nevojë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull