Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Ministri i Jashtëm i Turqisë takon edhe Ali Ahmetin gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut

Përditësimi i fundit: 2024/09/06 at 12:10 PM
Publikuar September 6, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e vendit të tij, ndërkohë që ka vlerësuar se rajoni është çelësi i sigurisë së Evropës. Kryediplomati turk, ka takuar të enjten ministrin e Jashtëm Timço Mucunski, kryeparlamentarin Afrim Gashi, është pritur edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski. Kdp.mk mëson se në orët e mbrëmjes zyrtari i lartë nga Ankaraja zyrtare ka pasur një takim edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kryefjala e të gjitha takimeve raportohet të ketë qenë thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë dhe prolemin me praninë e elementëve të organizatës FETO, terroriste për Turqinë, por edhe situata në rajon e më gjerë, përcjell Gazeta Express nga KDP.

Shefi i diplomacisë turke, Fidan, ndodhet për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

- Reklamim -

“Zgjidhja e problemeve në rajon nuk mund të pritet vetëm nga aktorët e jashtëm, vendet e rajonit duhet të punojnë aktivisht për zgjidhjet”, tha Fidan në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se vendi i tij po bën përpjekjet e nevojshme për të ofruar mbështetje për rajonin.

“Türqia merr pjesë aktive në tejkalimin e vështirësive në BeH dhe Kosovë nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit. Ne as nuk duhet të mendojmë për dhunën dhe luftërat”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se organizata terroriste FETO është kërcënim për çdo vend ku ajo është aktive.

Duke u ndalur në ngjarjet në Lindjen e Mesme, Fidan vuri në dukje se brutaliteti në Gaza vazhdon ende, duke shtuar se tensionet janë përhapur edhe në Bregun Perëndimor dhe provokimet kundër Al-Aksës e përkeqësuan edhe më shumë situatën tashmë të tensionuar.

Kryediplomati turk ka vlerësuar se kryeministri izraelit është ai që po saboton të gjitha përpjekjet për armëpushim në Rripin e Gazës: “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është personalisht më përgjegjës për gjenocidin në Gaza. Netanyahu vazhdon të mbjellë vdekje dhe terror për hir të qëndrimit në pushtet. Netanyahu po saboton të gjitha përpjekjet për një armëpushim dhe vazhdon të shembet negociatat e armëpushimit duke imponuar vazhdimisht të reja kushte”, tha Fidan duke bërë thirrje që bashësia ndërkomëtare të ndalojë Netanyahun, për shkak se, tha ai, “heshtja për masakrën është sinonim i bashkëpunimit në këtë krim,” tha Fidan.

Pas takimit në Ministrinë e Jashtme, mikpritësi i tij, Timço Mucunski ka vlerësuar lartë mbështetjen e Turqisë, por edhe gatishmërinë e Sjhkupit zyrtar për vendosjen e një këshilli të lartë për bashkëpunim:

“Me Turqinë, partnerin dhe aleatin tonë në NATO, ndajmë pikëpamje dhe shqetësime të përbashkëta për sigurinë dhe kërcënimet e tjera rajonale, si dhe interes të përbashkët për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Evropës Juglindore. E njoftova kolegun tim me situatën aktuale në rajon, parë nga perspektiva jonë, e cila është tërësisht e fokusuar në procesin e reformave të BE-së dhe integrimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, – tha Mucunski.

“Theksova se bashkëpunimi ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve është me një rëndësi të madhe dhe se ka nevojë për thellimin e tij të mëtejshëm. Në këtë kontekst u diskutuan mundësitë për rritjen e pjesëmarrjes së kompanive turke në ekonominë maqedonase dhe për investime të reja nga Turqia. Si aleatë të NATO-s, theksuam rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit në rajon, duke potencuar se diplomacia mbetet kyçe për zgjidhjen e të gjitha konflikteve,” – shkruar për takimin me ministrin e Jashtëm të Turqisë, kryeministri Hristijan Mickoski në faqen e tij në Faceook.

Në këtë frymë është edhe vlerësimi i keut të Kuvendit Afrim Gashi, që po ashtu priti shefin e diplomacisë turke:

“Maqedonia e Veriut dhe Turqia ushqejnë një partneritet dhe miqësi të fortë tradicionale. Dy vendet tona bashkëpunojnë shumë mirë në kuadër të NATO-s dhe është nënshkruar edhe një Protokoll për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Theksova bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm në nivel parlamentesh si dhe përkushtimin për intensifikimin e tij në periudhën e ardhshme”.

Me mysafirin nga Turqia, është takuar edhe një delegacion i VLEN-it:

“Së bashku me Izetin, Zeqirijain dhe Halil Snopçen e takuam ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Me ministrin diskutuam rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin konstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë qeveri, si dhe për relacionet që i ka koalicioni VLEN me komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut. Ministri Fidan na uroi për koalicionin VLEN dhe për përfaqësimin e deritanishëm!” – ka shkruar në Facebook, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kdp.mk mëson nga burime të mirinformuara se ministry i Jashtëm I Turqisë, Hakan Fidan, në orët e para të mbrëmjes ka pasur një takim veççmas edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Takimi është zhviluar në mjediset e hotelit Hilton dhe ka zgjatur diçka më pak se një orë./KDP/

TOP Lajmet

VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit
Lajme
HelloSafe rendit Shqipërinë si vendin më të bukur që duhet vizituar në vitin 2025
Lajme
Teravari: Tearca bëhet gati për fitoren e tetorit!
Lajme
Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet
Lajme
Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë
Bota dhe Rajoni
MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare
Arsim
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 6 Shtator, 2024 September 6, 2024
Artikulli i mëparshëm Pandov: Angazhimi me punë është mënyra më e mirë për risocializimin e të burgosurve
Artikulli tjetër MPB dhe BSP bastisje në Batincë: Një firmë ndërtimi dyshohet për mashtrim milionash

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Ali Ahmeti shpalos “lajmin e madh”: Bujar Osmani kandidat i BDI-së për president

    3shi.net February 22, 2024
    Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
    VLEN: Qytetarët kanë nevojë për vepra jo firmosje e letra! Urime projekti one stop shop!
    Kërkohet rritje e pagave, Administratorët sot me protesta para Ministrisë së Financave
    Shfaqën flamurin kombëtar, Ballistët urdhërohen ta lëshojnë stadiumin në Strumicë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit

    May 16, 2025
    Lajme

    HelloSafe rendit Shqipërinë si vendin më të bukur që duhet vizituar në vitin 2025

    May 16, 2025
    Lajme

    Teravari: Tearca bëhet gati për fitoren e tetorit!

    May 16, 2025
    Lajme

    Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Arsim

    MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?