Analiza e fundit e shportës konsumatore, realizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM), vërteton suksesin e masave të ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë.
Sipas kësaj analize, qytetarët kanë shpenzuar më pak për ushqime dhe pije gjatë muajve të fundit.
Konkretisht, në muajin shkurt, një familjeje katëranëtarëshe i duheshin 23.427 denarë për ushqime dhe pije, ndërsa në mars kjo shumë u zvogëlua në 21.838 denarë, dhe në prill zbriti edhe më tej në 21.280 denarë.
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, theksoi se këto shifra janë dëshmi e qartë se masat për kufizimin dhe ngrirjen e çmimeve kanë dhënë rezultate konkrete në favor të qytetarëve. Durmishi siguroi qytetarët se Ministria do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e interesave të tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.