Milani përballë Romës në UEFA Ligën e Evropës

1 Min. Leximi

Ndeshjet e para të UEFA Ligës së Evropës do të zhvillohen sot, raporton Anadolu.

Në organizimin e dytë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, ndeshjet e para çerekfinale do të luhen sot, kurse ndeshjet kthyese më 18 prill.

- Advertisement -

Ndeshjet e gjysmëfinales do të luhen më 2 dhe 9 maj. Finalja e sivjetme e Ligës së Evropës do të luhet më 22 maj në stadiumin “Dublin Arena” në Irlandë.

Programi i ndeshjeve të para çerekfinale që do të luhen në orën 21:00 është si në vijim:

Milan (Itali) – Roma (Itali)

Liverpool (Angli) – Atalanta (Itali)

- Advertisement -

Bayer Leverkusen (Gjermani) – West Ham United (Angli)

Benfica (Portugali) – Olympique Marseille (Francë)

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull