Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sërish sot ka deklaruar se struktura të caktuara po përgatisin shkaktimin e incidenteve ndëretnike, me qëllim tërheqjes së publikut, për protestat e paralajmëruara për në vjeshtë.
Mickoski, ka thënë se këto struktura me qëllim mbrojtjen e pasurisë, siç thotë ai, të vjedhur në këto shtatë vitet e fundit, do të manipulojnë me një grup të caktuar të njerëzve që të shkaktojë incidente etnike
“Kjo sepse është mënyra e vetme që të magnetizojnë publik për destabilizimin ose organizimin e protestave që po e planifikojnë këtë vjeshtë. Nuk guxojmë ta lejojmë këtë si qytetarë. Edhe si Qeveri, si kryeministër apeloj te qytetarët që mos të bien pre e këtyre komploteve të milionerëve, komploteve të milionerëve”, tha mes tjerash Mickoski.