Shkup, 23 gusht – Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur për krimin në vend. Ai tha se lufta kundër krimit po vazhdon dhe se çdo kriminel do të sillet aty ku e ka vendin.
“Duhet të merremi seriozisht me luftën kundër krimit dhe ta bëjmë krimin një profesion të padobishëm. Çdo kriminel që mendon se mund të përfitojë nga krimi do të zhgënjehet shumë shpejt dhe do të vendoset aty ku i takon. Ka brejtës politikë që mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë pikë në kurriz të jetëve të humbura, por më vjen keq që nuk shikojnë të kaluarën dhe atë që kanë bërë kur kanë qenë në qeveri dhe çfarë duhet të mposhtim sot. Por ne do të luftojmë dhe do të fitojmë. Kemi identifikuar tri grupe, të cilat kanë logjistikë edhe nëpër burgje dhe merren me zhvatje, terrorizëm, një formë e rëndë e krimit dhe pres që shumë shpejt krimi të jetë profesion i padobishëm edhe për ta”, tha Mickoski.