Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

2 Min. Leximi

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot gjatë konferencë së përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez, Victor Orban tha se shpreson në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë.

“Synimi ynë strategjik si shtet për të qenë pjesë e familjes evropiane, diçka që e meritonim shumë kohë më parë, ishte, është dhe do të mbetet objektivi ynë strategjik, por duhet të theksojmë gjithashtu se ajo që qytetarët e vendit kanë dhënë për realizimin e këtij qëllimi strategjik, i cili fatkeqësisht nuk ka ndryshuar nga situata që ekzistonte 20 vjet më parë, është vërtet e paçmuar, domethënë çmimi është aq i madh sa nuk mund të përcaktohet, sepse në radhë të parë po flasim për procesin e bilateralizimit të negociatave, jo për evropianizimin e negociatave”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski nga Budapesti në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin hungarez Victor Orban.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Budapesti, Mickoski ka shprehur shpresën se ky proces përfundimisht do të zhbllokohet për vendin, me mbështetjen e madhe të Hungarisë.

- Advertisement -

“Shpresoj që më në fund ky proces të zhbllokohet për ne me një mbështetje të madhe nga Hungaria mike dhe ne si vend do të fillojmë negociatat dhe jam i bindur se nëse do të kemi mundësi të fillojmë negociatat shumë shpejt bazuar në kriteret e vërteta të Kopenhagës, do t’i përfundojmë dhe do të jemi pjesë e Evropës”, theksoi Kryeministri.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull