Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Mickoski: Qeveria mbetet e fokusuar në reforma

Përditësimi i fundit: 2024/12/04 at 11:41 AM
Publikuar December 4, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Hristian Mickoski vonë pasdite në Bruksel pati takim me kryetarin e ti të Këshillit Evropian, Antonio Kosta në të cilin është biseduar për procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Takimin miqësor e shfrytëzova për të lobuar dhe prezantuar qëndrimet e Maqedonisë lidhur me integrimet evropiane dhe mundësinë për përshpejtimin e tyre”, njoftoi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

- Reklamim -

Takimi u mbajt para darkës joformale të punës të cilën Koshta e organizoi për liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Përveç Mickoskit, në darkë ishin të ftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi, Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatoviq, kryesuesja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cijanoviç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Mickoski më herët në Bruksel është takuar edhe me komisioneren e re evropiane për zgjerim, Marta Kos, me të cilën ka biseduar për “interesat strategjike të Maqedonisë në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe gatishmërinë e shtetit për të pasur sukses në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Në një video paraqitje nga Brukseli, Mickoski deklaroi se në dy takimet ka thënë se Qeveria mbetet e fokusuar në reforma dhe se është e gatshme të diskutojë gjithçka që është parimore për shtetin dhe qytetarët, por se nuk pranon ultimatume.

“Në të dyja takimet, në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore dhe do të thoja të përzemërt dhe konstruktive, diskutuam për të gjitha ato që kemi kaluar si sfida në të kaluarën, për gjithçka për të cilën është dashur të heqim dorë në emër të vlerave evropiane, por njëkohësisht riafirmuam qëndrimet tona se nuk pranojmë ultimatume, se jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bisedojmë aq sa është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për të hapur klasterin e parë, për ta kaluar shpejt procesin e negociatave dhe për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”, deklaroi Mickoski, përcjell PressOnline.al

Ai shtoi edhe se Qeveria mbetet e përkushtuar për të siguruar një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe si pjesë e kësaj agjende është edhe inspirimi që shteti të bëhet pjesë e familjes evropiane.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: Mickovski, toplajm
3shi.net 4 Dhjetor, 2024 December 4, 2024
Artikulli i mëparshëm BDI: Z. Filipçe, kopjimi i VMRO DPMNE-së në shfrytëzimin e albanofobisë përmes narrativës anti-BDI për poena politik nuk është e shëndetshme
Artikulli tjetër Presidenti i ri i KE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Gjykata Supreme refuzon ankesën për “Alfa-n”, pamundësohet rigjykimi për Agim Islamin

    3shi.net February 14, 2024
    Los Angeles Lakers vazhdojnë të mposhtin Warriors në një lojë dramatike , 145-144! (Video)
    Buxheti i vitit 2025, Bekteshi: Qeveria po përgatiten për zgjedhje
    Bekteshi: VLEN i shërben verbërisht industrisë së bixhozit
    Kryeministri Mickoski udhëton për vizitë në Republikën e Turqisë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?