Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë prezantimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë tha se me këtë ligj, hapet kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik si në nivelin lokal ashtu edhe atë shtetëror.
“Ky ligj ka qëllim të qartë, administrate të jetë servis i vërtetë I të gjithë qytetarëve të bazuara në dituri, integritet profesional sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Për dallim nga koha, kur libreza partiake ishte më e vlefshme se diploma dhe profesionalizmi, ne vendosim standard të ri, njohuri, integritet dhe meritë”, tha Mickoski.
Mickoski tha se ky ligj do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias për shkak se dëshirojnë të jetë me standardet më të larta dhe me vlerat evropiane.
Mickoski tha se ky ligj nuk është kundër askujt, por është për të gjithë. Me këtë ligj, tha Mickoski, po vendosim administratë multietnike të fuqishme.
“Përgëzojë përfaqësuesit e koalicionit VLEN dhe bashkësive tjera etnike. Ky është ligj shumë i rëndësishëm për maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, serbët… për të gjithë. Për shkak se është ligj që stimulon dhe jep shans duke ruajtur njëkohsësishtë kualitetin”, deklaroi Mickoski.
Mickoski: Përgëzoj VLEN-in për Ligjin për përfaqësim të drejtë, po krijojmë administratë të fuqishme multietnike

Ndani këtë artikull