Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Mickoski: Për shkelje të marrëveshjeve dhe shkelje të të drejtave të njeriut, nuk gjykojnë politikanët por gjykatat

Përditësimi i fundit: 2024/07/21 at 12:48 PM
Publikuar July 21, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për shkelje të Marrëveshjes së Prespës gjykon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ndërsa për të drejtat e njeriut – Gjykata në Strasburg, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratën e kryeministrit grek Kiriakos Micotakis në lidhje me emërtimin e vendit dhe kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese – me çka dy vendet fqinje kushtëzojnë integrimin tonë në BE.

Për kryeministrin e Greqisë tha se kishte dy mundësi të pashfrytëzuara për të realizuar takim në Samitin e Uashingtonit në të cilin do të “kryqëzonin argumentet”, ndërsa me kryeministrin bullgar Rumen Radev, siç tha ai, kanë pasur “takim mirësjelljeje” në margjinat e Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane në Londër.
Për shkelje të Marrëveshjes së Prespës gjykon Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ndërsa për të drejtat e njeriut – Gjykata në Strasburg, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar deklaratën e kryeministrit grek Kiriakos Micotakis në lidhje me emërtimin e vendit dhe kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese – me çka dy vendet fqinje kushtëzojnë integrimin tonë në BE.

- Reklamim -

Për kryeministrin e Greqisë tha se kishte dy mundësi të pashfrytëzuara për të realizuar takim në Samitin e Uashingtonit në të cilin do të “kryqëzonin argumentet”, ndërsa me kryeministrin bullgar Rumen Radev, siç tha ai, kanë pasur “takim mirësjelljeje” në margjinat e Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane në Londër.
Ai konsideron se nëse politikanët komentojnë vendimet gjyqësore për shkeljet e marrëveshjeve, krijohen precedente dhe, tha ai, “pasi të bëhet një precedent në të drejtën ndërkombëtare, kjo mund të ketë implikime globale.”

“Gjykata është ajo që dëshmon, ndërsa me kërcënime dhe shantazhe në shekullin 21, më vjen keq, por jo vetëm që nuk dua të dëgjoj, por i hedh poshtë dhe jam i habitur se si është e mundshme që politikanë të cilët prezantohen si politikanë evropianë të shërbehen me këtë lloj të kërcënimeve dhe shantazheve. Shpresoj se këtë nuk e ka thënë nga z. Micotakis, tha Mickoski në një deklaratë për mediat pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një kopshti në Trubarevë.

Ai është i gatshëm, theksoi ai, për shkak të mundësisë së humbur, të takohej me kryeministrin grek “të ulemi dhe të shohim se çfarë ka bërë Maqedonia, e çfarë ka bërë Greqia”.
“Por unë do të doja që ta lëmë të kaluarën prapa nesh, të shohim në të ardhmen sepse qytetarët presin një të ardhme nga ne, dhe në atë të ardhme janë marrëdhëniet e mira fqinjësore. Si Qeveri, dua që të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët, thjeshtë me të gjithë. Por kjo është rrugë dykahëshe, tha Mickoski, duke shtuar se ata duhet të mësohen me politika më të ndryshme dhe se në Qeveri “tani nuk ka pakurrizorë”.

Nga ana tjetë, lidhur me takimin me presidentin bullgar Radev, tha se ka qenë mirësjelljës dhe i reduktuar në bisedë prej disa fjalive se “duhet të ulemi dhe të dakordojmë një zgjidhje të qëndrueshme”, respektivisht, si të paraqitemi në aspektin rajonal para vendeve të treta duke ndjekur shembullin e vendeve baltike.

Mickoski konsideron se për momentin nuk ka energji për dialog në Bullgari që do të tejkalonte problemet në marrëdhëniet.

“Fitova përshtypjen se (Radevi) nuk është i sigurt se së shpejti do të ketë qeveri politike në Bullgari, se do të ketë zgjedhje në vjeshtë, në tetor. Tani për tani, vlerësoj se nuk ka energji nga ajo palë për dialog dhe zhbllokim të atij procesi, të paktën nga ajo që shoh”, tha kryeministri.

Lidhur me atë se kush po i shkel të drejtat e njeriut, Mickoski tha se nuk gjykojnë politikanët, por Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila ka miratuar 14 aktgjykime se qytetarëve në Bullgari, të cilët thonë se janë pjesë e bashkësisë maqedonase, u janë shkelur të drejtat e njeriut.
“Dhe zero (aktgjykime) për qytetarët në Maqedoni që i përkasin bashkësisë bullgare. Atëherë lind pyetja pse nevojitet ky ndryshim?”, tha Mickoski.

Lidhur me qëndrimin për zbatimin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, me të cilin bullgarët do të fuseshin në Kushtetutë, e për çka foli të enjten të enjten edhe ministri i Jashtëm Timço Mucunski në intervistë televizive, Mickoski tha se kjo ishte pjesë e programit të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia yte”. Konsideron se kjo është zgjidhje proaktive duke marrë parasysh se ne duam të anëtarësohemi në BE, por që mbi 90% e qytetarëve nuk e pranojnë kushtin, respektivisht “veprimin e Qeverisë paraprake”.

Rregulli “një votë” në BE, tha Mickoski, është fleksibël dhe është modeluar në të kaluarën si plastelinë, por ndryshe nga vendet e tjera, “për ne nuk ka dëshirë të tillë nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe kjo është arsyeja pse kërkojmë ndryshime të prolonguara kushtetuese sepse kontesti është dypalësh”. Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese do të shtyhej, respektivisht kur do t’i përfundojmë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Sepse askush nuk na garanton se kjo është e fundit. Çfarë do të ndodhte nëse nesër një qeveri e re në Bullgari do të na thoshte: Ju nuk mund të vazhdoni derisa të pranoni se Kryengritja e Ilindenit është kryengritje bullgare ose që Goce Dellçev, Damjan Gruev, Batanxhiev kanë qenë bullgarë dhe përsëri të kemi veto. Dhe ne thamë: Mjaft është, nuk mundemi më tutje më premtime. Deri në përfundimin e bisedimeve, deri në ratifikimin e protokollit të para-aderimit në parlamentet kombëtare, kjo nuk mund të vlejë. Sepse nuk keni argument. E nëse keni argumente dhe vërtet mendoni se nuk do të ketë kushte shtesë në të ardhmen, shkoni zotërinj në Sofje dhe bindini që të implementojnë të paktën tre ose katër nga këto 14 aktgjykime. Nëse nuk mund t’i bindni ata të zbatojnë atë që është një vendim gjykate, si do të më bindni mua se nuk do të ketë veto dhe kushte shtesë. Më falni, por nuk mund ta pranojmë këtë”, theksoi Mickoski.
Siç tha ai, “ne nuk mund të bëjmë më shumë se kaq sepse duhet të ruajmë atë pak dinjitet që ka mbetur”. Ai theksoi se deri tani kemi bërë shumë lëshime “si asnjë popull në Evropë”, duke ndryshuar flamurin, stemën, kartëmonedhat, disa herë Kushtetutën dhe emrin.

“Gjithçka që mund të ishte ndryshuar për të na poshtëruar si popull – e bëmë. Nuk e di se çfarë ka mbetur të bëjmë për të qenë të poshtëruar si popull. Dhe gjithmonë, pa përjashtim, na thuhej vetëm dhe kjo është e fundit. Por disi, gjithmonë kishte diçka tjetër, nuk ishte kurrë vetëm kjo”, deklaroi Mickoski.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 21 Korrik, 2024 July 21, 2024
Artikulli i mëparshëm Boksieri Mersim Zeqiri nga Kërçova fiton titujt internacional UBO dhe UBF
Artikulli tjetër Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Arsim

    Janevska shpall ligjin e ri për arsimin e lartë: Kemi studentë që diplomohen me mesatare të lartë, por as për gjashtë nuk dinë

    3shi.net November 29, 2024
    Aleanca e Taravarit braktisë qeverinë, shkon në opozitë
    BDI po luan “xhokerin” e fundit – Edi Ramën!
    Taravari mbledh shumicën e nënshkrimeve nga Kuvendarët e ASH-së për koalicion me opozitën
    Ramadani: Deklaratat e Taravarit të mos shihen si një sulm ndaj VLEN-it, por si një reflektim i qasjes së tij të sinqertë dhe konstruktive
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?