Mickoski për rritjen e çmimeve: Po e ndjekim situatën, së shpejti do të dalim me propozim për zgjidhje

1 Min. Leximi

Ndonëse u paralajmëruan masa, qeveria ende nuk tregon se çfarë do të ndërmerret për uljen e çmimeve të ushqimeve, që janë vazhdimisht në rritje.

I pyetur për këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se po e ndjekin situatën dhe se së shpejti do të propozojnë zgjidhje.

- Advertisement -

“Po mendojmë, konsultohemi me ekspertë në opinion, po ndjekim se çfarë po ndodhë me tregtarët, me prodhuesit, shpërndarësit, por edhe me rrjetet e tregtarëve. Kështu që ky është një proces serioz, ku hyjmë seriozisht dhe mendoj që shumë shpejtë do të dalim me propozim për zgjidhje. Kur? Këtë periudhë”, tha Mickoski.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull