Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ka folur në lidhje me komunat në të cilat nuk u arrit censusi në zgjedhjet lokale.
Ai tha se qeveria do të emërojnë ushtrues detyre në komunat Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë, sapo të marrë njoftimin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për përfundim të procesit zgjedhor.
“Absolutisht që këtë do ta bëjmë, sipas ligjit. Që ta bëjmë këtë, duhet fillimisht të marrim njoftim nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se në ato 4 komuna zgjedhjet janë të pasuksesshme, dhe më pas qeveria do të emërojë”, tha mes tjerash Mickoski.

