Mickoski para samitit të NATO-s në takim me diasporën e bashkuar maqedonase

1 Min. Leximi

Shkup, 8 korrik – Para fillimit të samitit të NATO-s i kushtova rëndësi qëndrimeve dhe çështjeve të diasporës sonë. Kam pasur takim të mrekullueshëm me Meto Kolovskin dhe Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë me të cilët kemi diskutuar për mbështetjen dhe lobimin për interesat e Maqedonisë, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski, i cili së bashku me ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe Punëve të Brendshme, Vlado Misajllovski, Timço Mucunski dhe Pançe Toshkovski gjenden për vizitë zyrtare në SHBA.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në ditët në vijim në Uashington ata do të jenë pjesë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, ndërsa janë planifikuar takime të tjera me burrështetas, biznesmenë, si dhe me njerëz nga diaspora.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull