Ky nuk është vetëm modernizim i një pike tonë kufitare, por hapje e një perspektive të re, për qytetarët, për ekonominë, për rajonin, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në hapjen e pikës kufitare Bllacë – Hani i Elezit.
“Sot simbolikisht por edhe në thelb e zhvendosim kufirin mes problemeve dhe zgjidhjeve, mes pengesës dhe zhvillimit, mes burokracisë dhe efikasitetit. Kufiri i përbashkët i organizuar sipas principit “One stop Shop” don të thotë një ndalesë në vend të dy, një pritje në vend të humbjes së dyfisht të kohës”, deklaroi Mickoski.