Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se Maqedonia e Veriut ecën në rrugën evropiane me zemër dhe me mendje të hapur, duke i pranuar ato vlera evropiane, por se ata i kundërshtojnë shantazhet të cilat, tha ai, nuk janë pjesë e atyre vlerave.
“Nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian. Evropa është shtëpia e së drejtës, drejtësisë dhe dinjitetit. Këto janë vlerat që i pranojmë, gjithçka tjetër është e huaj për BE-në, dhe e huaj për ne.
Reformat tona nuk janë dekoratë. Ato janë nevojë. Dhe ne nuk do të presim që dikush të na shtyjë përpara. Do të ecim vetë, me vullnetin tonë, me plan konkret dhe me vizion të qartë. Po japim rezultate, jo sepse dikush na i kërkon, por sepse qytetarët tanë i meritojnë ato. Do të vazhdojmë të ndjekim vlerat evropiane, jo sepse dikush na e imponon këtë, por sepse ky është zgjedhja jonë, rruga jonë, përcaktimi ynë. Dhe për këtë, jemi mirënjohës për mbështetjen nga Komisioni Evropian, por edhe më të vendosur që t’i ndihmojmë vetes, të zbatojmë reformat dhe të transformojmë shtetin – me investime, me punë, me besim në forcat tona dhe me partneritet me BE-në,” – theksoi Mickoski.
Mickoski: Nuk pranojmë imponime nën maskën e procesit evropian

Ndani këtë artikull