Mickoski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme! Ja prioriteti që ‘detyron’ qeverinë të qëndroje!”

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se nuk ka nevojë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, Qeveria do të jetë i fokusuar me përgjegjësi dhe përmbushje të detyrimeve dhe reformave, përcjell INA.

“Për momentin nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në bisedime me faktorin ndërkombëtar dhe qytetarët, është se ata presin reforma dhe përmbushje të detyrimeve. Kuptohet që VMRO-DPMNE. si parti më e madhe duhet të sillet e përgjegjshme ndaj qytetarëve. Sigurisht se pas triumfit të madh në zgjedhjet lokale neve na konvenon që të shkojmë në zgjedhje, por prioritet i yni janë reformat dhe përmbushja e premtimeve dhe detyrimeve për një jetë më të mirë për qytetarët”, theksoi Mickoski. (INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull