Ne refuzojmë çdo lidhje ndërmjet agjencive të sigurisë dhe VMRO-DPMNE-së. Më jepni një dëshmi dhe unë nesër do të jap dorëheqje!”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.


Ai bëri të ditur edhe një ndryshim urgjent në ligjet ekzistuese, të cilat lejojnë një situatë të tillë, ku pronarët e lokaleve me deklaratë noteriale dhe jo institucionet të përcaktojnë nëse janë plotësuar kushtet për funksionimin e tyre.