Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Mickoski me qëndrim të pandryshuar, VMRO-DPMNE nuk do të votojë për qeveri teknike

Përditësimi i fundit: 2024/01/27 at 2:52 PM
Publikuar January 27, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot edhe një herë e përsëri qëndrimin se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë në seancë plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike.

Mickoski tha se në njëqind ditët në vijim pret vazhdimin e politikave të këqija nga kryeministri teknik Talat Xhaferi.

- Reklamim -

“Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija të vazhdojnë. Edhe pse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk do të bëhet më keq se kaq, mendoj se është një qëndrim pesimist, duhet të jemi optimistë, prapë pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq”, tha Mickoski.

I pyetur nga një gazetar se a pret që gjithçka të shkojë mirë me qeverinë teknike, Mickoski tha se me këta njerëz gjithçka është e mundur.

“Nuk pres turbulenca, me këta njerëz gjithçka është e mundur, por nuk pres asgjë që mund të prishë procesin. Ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë” tha Mickoski.

Në lidhje me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI në të ashtuquajturën Fronti Evropian, Mickoski tha se është një koalicion kriminal, i cili në tentativë për defokusim e cilëson veten si evropian

“Aty nuk ka asgjë evropian, përpos se ndoshta së bashku kanë bërë marrëveshje se si ta varfërojnë dhe ta vjedhin popullin dhe shtetin, kjo është interesi që i bashkon ato struktura politike. Jam i sigurte se pas këtyre zgjedhjeve, ai opsion do të mposhtet rëndë, do të mund të kalojnë një mandat katër vjeçar në opozitë, do të mund të reformohen, me njerëz të rinj, me politika të reja dhe ide të reja dhe pas katër viteve të paraqiten në zgjedhje parlamentare dhe do të ofrojnë diçka më konkrete dhe më konkurrues. Kështu që, nëse shikojmë me egoizëm për arsye politike, unë i inkurajoj që më shpejtë ta formojnë atë koalicion, edhe nesër nëse mundet, por nëse e shikoj si qytetar i këtij shteti, si pedagog, profesor që çdo ditë i edukon studentët, atëherë vlerësoj se qytetarë më 8 maj ose më herët më 2 prill, do të jenë shumë të qartë dhe të zëshëm pas kutijave të votimit.” Shtoi Mickoski.

Përndryshe, më 5 qershor të vitit 2020, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në shënimin e 18 vjetorit të themelimit të partisë, shpalosi idenë e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit në qershor të këtij viti me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, shprehu gatishmërinë që VMRO-ja të hyjë në qeveri, por jo bashkë me BDI-në. Nga BDI menjëherë reaguan dhe thanë se e pranojnë këtë ofertë, që të mos jetë në qeveri, por që fillimisht të bëhen ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve me BE-në.

Madje, BDI tha se do të heqë dorë edhe nga pozita e kryeministrit të parë shqiptar, por megjithatë, kjo nuk u realizua, pasi që VMRO-DPMNE u tërhoq nga bisedimet.

Kujtojmë se më 26 janar, Talat Xhaferi dha dorëheqje nga detyra e kryeparlamentarit dhe pranoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski mandatin për formimin e Qeverisë teknike. Ai i ka pranuar të gjitha propozimet nga partitë politike për ministra dhe zëvendësministra shtesë dhe sot duhet të dorëzojë në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së ardhshme teknike, me formimin e të cilës Xhaferi do të bëhet kryeministri i parë shqiptar.

Kujtomë dhe se BDI ka thënë që nuk do t’i votojë ministrat e propozuar nga VMRO-ja, pasi që ata nuk e votojnë Xhaferin.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 27 Janar, 2024 January 27, 2024
Artikulli i mëparshëm Besart Memeti nga Kumanova shpallet sportisti më i mirë i Maqedonisë
Artikulli tjetër Donçiq shënon rekord personal, 73 pikë në një ndeshje

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Presidenti turk Erdogan takohet me homologun ukrainas Zelenskyy

    3shi.net March 8, 2024
    Taravari i përgjigjet Selës: Nuk i shkonin as fjalët që tha dhe as njerëzit që i rrinin prapa! Për të ardhur keq!
    Kurti: Mbetemi të përkushtuar për reformë të thellë në shëndetësi
    Janevska: Me ligj të ri do të forcohen kriteret për avancim në pozita mësimore-shkencore në universitete
    ISHP: Hapet Qendër e këshillimit për braktisjen e duhanit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?