Mickoski: Mbështesim idenë për një njësi zgjedhore, me të drejtë vote edhe për diasporën

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk e ka parë propozimin e PLD-së për një njësi zgjedhore, megjithatë ai tha se parimisht e mbështet këtë ide, por që pasi VMRO-DPMNE-ja nuk është nismëtar i iniciativës, nuk do të angazhohet që të kërkojë konsensus për këtë çështje.

“Parimisht, si VMRO-DPMNE thash, ja do ta përsëris, deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ne do të mbështesim një njësi zgjedhore, në të cilën të drejtë vote do të ketë edhe diaspora, sepse pyetja u adresua ashtu që ne si qeveri kontestojmë ndonjë të drejtë, ishte e drejta e diasporës për të votuar, kjo ishte përgjigja ime, të jemi precizë”.

- Advertisement -

“Përndryshe, nuk kemi debat politik, ose agjendë politike që të ulemi të flasim, të kërkojmë kompromis, konsensus, e kështu me radhë”, deklaroi Mickoski.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull