Mickoski: Janë siguruar mjete për blerjen e 150 autobusëve elektrikë për Shkupin dhe komunat

1 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot një pyetjeje të gazetarëve lidhur me planin për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë të paralajmëruar, deklaroi:

“Ne në mbledhje të Qeverisë morëm vendim, në kuadër të marrëveshjes ‘Qeveri me Qeveri’ që e kemi me Hungarinë. Një pjesë do të jetë kredi, nën të njëjtat kushte që i kishim edhe në rastin e mëparshëm, përkatësisht 3 vite periudhë greis, plus 12 vite shlyerje, pra gjithsej 15 vite me të njëjtën normë interesi.”

Qyteti i Shkupit, sipas një ankete të mëparshme, kishte kërkuar 250 autobusë të tillë, tha Mickoski.

“Për Shkupin do të ndahen 100 autobusë, me 50 karikues, ndërsa komunat e tjera që kanë transport publik të organizuar kërkuan, mendoj se kërkuan 89, por do të marrin 50 autobusë, me 25 karikues.”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull