Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Qeveri do të realizojë takim me sindikatat përfaqësuese nga fusha e administratës, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.
Paraprakisht në datën 5 të këtij muaji në Qeveri u mbajt takim me përfaqësues të AOJSHQ-së, pas përfundimit të të cilit kryetari i kësaj sindikate Tërpe Deanovski informoi se Qeveria e ka pranuar kërkesën e tyre, por, siç theksoi, jo në tërësi.
“Siç njoftuam vitin e kaluar, rritja do të jetë për disa vite, në 3 këste, nga 8 përqind, për fat të keq, jo nga 10. Do ta përsëris, për fat të keq, nuk i morëm vitin e kaluar, megjithatë, Qeveria ka pranuar t’i paguajë që tani e tutje, duke filluar nga marsi, përmes një metode në të cilën të gjitha institucionet nga administrata shtetërore dhe gjyqësori, domethënë gjykatat, prokuroritë… do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje kolektive individuale për të marrë këtë të drejtë”, tha Deanoski.
Ai shpjegoi se që kjo të realizohet, teksti i këtyre marrëveshjeve kolektive duhet të përgatitet së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë dhe Sindikatës. Më pas, marrëveshjet duhet të hidhen në votim para organeve dhe trupave të Sindikatës.
Ai theksoi se nëse anëtarët i pranojnë marrëveshjet, do të mundet menjëherë të vazhdohet me nënshkrimin e tyre.
“Nëse nuk pranojnë, Qeveria do të marrë përgjigjen tonë se një vit është humbur tashmë, ndërsa punëtorët mund të kërkojnë shuma më të larta se ato që ofrohen aktualisht, dhe do të shohim nëse do të ketë kusht nga Qeveria për të hequr dorë nga diçka tjetër”, deklaroi Deanovski.
Më 6 shkurt, AOJSHQ informoi se 95 për qind e organizatave sindikale të deklaruara në AOJSHQ, është e pranueshme marrëveshja me Qeverinë për rritje të pagave prej 40 për qind.
“Pas deklarimit të të gjitha organizatave sindikale, Sindikata e AOJSHQ-së do të mbajë takim pune me përfaqësuesit e Qeverisë javën e ardhshme, në të cilin do të dakordohen për fushëveprimin dhe kushtet e marrëveshjes kolektive”, njoftoi atëherë AOJSHQ.
Takimi i mëparshëm pasoi pasi kryeministri bëri ofertë për rritje të pagave, të cilën AOJSHQ e konfirmoi si të pranueshme dhe se do të diskutohej më tej në kuadër të organizatave sindikale.

