Mickoski: Detyra jonë si brez është të luftojmë për një jetë më të mirë dhe një Maqedoni më të mirë

2 Min. Leximi

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë, i uroj të gjithë qytetarët që festojnë Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian për festën me urime të sinqerta për mirëqenie, paqe shpirtërore dhe shëndet të mirë,thuhet në postimin në Facebook të kryeministrit Hristijan Mickoski.

“Le t’u shtrijmë dorën fqinjëve dhe bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht dallimeve, atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë, kategorive më të prekshme dhe të gjithë atyre që përballen me sfida. Krishtlindjet janë festa e dhënies dhe ndarjes së dashurisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Tradita jonë si vend dhe shoqëri na ka mësuar gjatë shekujve se së bashku jemi më të fortë dhe së bashku mund t’i kapërcejmë të gjitha pengesat dhe tundimet me të cilat jemi përballur”, shrkuan Hristijan Mickoski.

Në frymën e mesazhit të Krishtlindjeve për paqe dhe vullnet të mirë midis njerëzve, uroj përparim të madh, perspektivë dhe stabilitet për atdheun tonë.

“Le të jenë momentet festive një kujtesë se duhet të bashkohemi, sepse së bashku mund të ndërtojmë një Maqedoni më të fortë, më të bashkuar dhe më të suksesshme, një vend në të cilin çdo qytetar ndihet i vlerësuar, i mbrojtur dhe i mbushur me shpresë për një të ardhme më të mirë.

Detyra jonë si brez është të luftojmë me providencën e Zotit, të luftojmë për një jetë më të mirë dhe një Maqedoni më të mirë për të gjithë ne si popull dhe për brezat tanë të ardhshëm”, shton Mickoski.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull