Mickoski: ‘Ballkani i Hapur’ e ka humbur kuptimin

2 Min. Leximi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka mohuar ekzistencën e ndonjë ndikimi të “Botës Serbe” në vendin e tij.

“Nuk e kam parë atë raport. Kur ta shoh, do ta komentoj. Absolutisht e hedh poshtë një konstatim të tillë dhe nuk besoj se është i përfshirë në ndonjë Raport zyrtar të Bashkimit Evropian (BE), sepse një gjë e tillë do të ishte shumë naive”, ka deklaruar Mickoski në një prononcim për gazetarët, kur u pyet lidhur me informacionin se në Draft-Raportin e Komisionit Evropian për progresin, që pritet të miratohet më 8 korrik, “paralajmërohet për të ashtuquajturën Botë Serbe në Maqedoni”.

- Advertisement -

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi se nga kontaktet që ka pasur me përfaqësues të lartë, nuk ka pasur asnjë aludim në një konstatim të tillë – përkundrazi.

“Nga kontaktet që kam pasur me përfaqësues të lartë të BE-së, jo vetëm që nuk ka pasur asnjë pikë të përbashkët me një konstatim të tillë, por përkundrazi. Nëse dikur ka ekzistuar ajo nismë ‘Ballkani i Hapur’, që nga ardhja e kësaj qeverie nuk ka më asgjë të tillë, sepse, nga ajo që unë mund të shoh, është humbur kuptimi i saj”, ka thënë Mickoski në një deklaratë të transmetuar nga agjencia MIA.

Sipas portalit maqedonas vocentar.com, “Bota Serbe” është një front i ri përmes të cilit eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev po e shtyn Maqedoninë e Veriut drejt një konstelacioni politik që aktualisht në Bruksel shihet si autoritar.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull