Mexhiti: Zgjedhja e Xhaferit nënvizon një fillim kontrovers për procesin zgjedhor

1 Min. Leximi

Izet Mexhiti, në një paraqitje përpara mediave, shpreh shqetësimin e tij lidhur me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i qeverisë teknike.

“Xhaferi e ka njollosur procesin zgjedhor edhe pa filluar, sepse nëse mbetet komisioni me 6 anëtare mund të jetë deri në te vendimi që raportit të jetë 3-3 vendimet të shkojnë në Gjykatën Administrative, pra ende pa filluar procesi do të përballet me procese gjyqësore” theksoi ai.

- Advertisement -

Si përgjigje ndaj kësaj situate, Mexhiti ka bërë të qartë se hapi i parë është bojkotimi i kuvendit ku ato nuk do të marrin pjesë në atë seancë për zgjedhjen e Xhaferit.

Për kryeministrin teknik, Mexhiti ka konfirmuar se ai do të mbajë pozicionin për të siguruar që vendi të ketë një qeverisje funksionale gjatë periudhës kalimtare, duke e parë këtë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull