Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka reaguar pasi deputeti i ASH-së, Salim Sulejmani paralajmëroi dorëheqje nga posti i deputetit dhe nga të gjitha strukturat partiake të ASH-së së Taravarit.
“VLEN është fryma e bashkimit.
VLEN është bashkimi rreth ndryshimit.
VLEN është organizata politike e cila reflekton thirrjen e secilit shqiptar e shqiptare për përfaqësim politik cilësor, parimor dhe të ndershëm.
VLEN është antipod i politikanëve të së shkuarës që kanë ndërtuar karriera me intriga, përçarje e komplote.
VLEN është vlera. Dhe nga VLEN iku antivlera.
Aleanca, Besa, Alternativa dhe Lëvizja bashkarisht janë VLEN, dhe VLEN vazhdon të jetë bashkimi i frymës së re karshi të vjetrës.
Kjo është një betejë për parime. Nuk ka triumfalizëm. Në fund fitojnë shqiptarët”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera
