Mexhiti: Vijon ndërtimi i shtratit të lumit në Orizarë të Likovës, investim prej 15 milionë denarësh

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka njoftuar se po vijon ndërtimi i shtratit të lumit në fshatin Orizarë të Komunës së Likovës.

“#NëTerren: Vazhdon ndërtimi i shtratit të lumit në fshatin Orizarë të Komunës së Likovës!”, ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se investimi kap vlerën prej 15 milionë denarësh.

- Advertisement -

Ky projekt është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës mjedisore në zonat rurale.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull