Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, me të cilin u mbrojt dhe u konfirmua detyrimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet e produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Mexhiti e cilësoi këtë vendim si dëshmi të qartë se e drejta është në anën e shqiptarëve dhe theksoi rëndësinë e respektimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend.
Postimi i plotë i Mexhitit:
“Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u mbrojt dhe u konfirmua detyrimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet e produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe, është dëshmi e qartë se e vërteta është në anën tonë.
Shqiptarët janë popull konstituiv në këtë shtet dhe gjuha shqipe është realitet që askush nuk mund ta kufizojë.
Ne punojmë me përkushtim, qetë dhe në mënyrë institucionale që të drejtat e Shqiptarëve çdo ditë të konfirmohen, garantohen dhe avancohen.
Vazhdojmë përpara, me kokën lartë dhe me vizion të qartë për një shoqëri të barabartë!”, ka shkruar Mexhiti.

