Zv.kryeministri Izet Mexhitika deklaruar se VLEN edhe përkundër vetëlargimit të Arben Taravarit, nuk po shpërbëhet por është duke u përforcuar dhe se 107.000 votat e fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare ishin vota për ndryshim dhe shpresë.
VLEN tha ai po punon për tu bërë një parti.Sa i përket asaj se kush do të ishte kryetar i partisë, ai tha se me shumë gjasë do të mund të ishte njëri nga tre liderët e koalicionit, por nuk përjashtoi mundësinë edhe për një person të ri.
“Ideja jonë është të bëhemi një subjekt i ri politik që do të jetë më i madhi në kampusin politik shqiptar, dhe në kampusin shqiptar të ketë dy opsione – VLEN dhe Fronti Evropian, ose VLEN dhe BDI, të cilat sjellin pluralizëm dhe demokraci, garë të platformave dhe ideve, projekteve,” theksoi Mexhiti.
Mexhiti ka deklaruar se nëse Taravari ka vendosur që të bashkëpunoj me BDI-në, këtë duhet ta tregojë publikisht dhe është etike, sipas tij, të largohet nga Qeveria.
“Mendoj se nuk e ka vendin në Qeveri, për shkak se dëshiron bashkëpunim me këtë BDI dhe kjo bie ndesh me politikat dhe principet e formimit të kësaj Qeveri, ndërsa ajo është lufta kundër korrupsionit, kthimi i shtetit të së drejtës…”, ka thënë Mexhiti për Sitel.
Ai nuk sheh arsye që zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme parlamentare të mbahen së bashku, sepse thotë se shumica parlamentare është stabile, ka 78 deputetë për momentin, dhe ekziston komunikim dhe mundësi që ajo të jetë mbi 80 deputetë.
Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri, ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në
