Mexhiti takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj

2 Min. Leximi

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Gjatë takimit Mexhiti dhe Veliaj biseduam rreth implementimit të projekteve në interes të qytetarëve të kryeqyteteve.

- Advertisement -

‘Në kryeqytetin shqiptar, në shtëpinë time të dytë, takimi me kryetarin e Tiranës, z. Erion Veliaj, ishte më shumë se një bashkëbisedim zyrtar; ishte një moment vëllazëror. Takimi kaloi përtej çështjeve administrative dhe u shndërrua në një ndarje të ndjenjave dhe ideve për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona’ tha Mexhiti gjatë takimit me kryebashkiakun e Tiranës.

Mexhiti tha se mikpritja e ngrohtë dhe përshtypjet që më ofroi Veliaj janë një dëshmi e lidhjeve të thella dhe vëllazërore që na bashkojnë, ndërsa ky takim forcon angazhimin për një bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj tha se tani duhet punuar për gjeneratën e re të shqiptarëve, për një gjeneratë digjitale e cila edhe pse vjen nga shtete të vogla si tonat, është e gatshme me dituritë e saja të depërton thellë nëpër botë.

Gjithmonë jeni të mirëpritur në Tiranë, dhe dera jonë është gjithmonë e hapur për vëllezërit dhe motrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tha Erjon Veliaj.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull