Mexhiti: Sonte nisi pastrimi i kryeqytetit, Shkupi nuk do të flejë mbi mbeturina

1 Min. Leximi

Sonte ka nisur zyrtarisht aksioni për pastrimin e Shkupit, pas javësh të vështira në të cilat kryeqyteti u mbulua nga mbeturinat për shkak të bllokadave dhe neglizhencës institucionale.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se pastrimi do të zhvillohet në çdo lagje dhe çdo rrugë të qytetit, si një mobilizim i gjerë qytetar për kthimin e higjienës dhe dinjitetit urban.

“Së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sonte jemi në terren, përkrah ekipeve të ‘Higjienës Komunale’, ‘Parqeve dhe gjelbërimit’, ndërmarrjeve të qytetit dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë dalë në mbështetje të këtij aksioni,” deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, do të pastrohen kontejnerët, hapësirat përreth tyre, shëtitoret, sheshet dhe mini-deponitë e krijuara gjatë javëve të krizës.

“Sonte, Shkupi nuk do të flejë mbi berllok, por do të zgjohet me ajër më të pastër, rrugë më të pastra dhe një pamje të re. Ky është fillimi i një kapitulli të ri për Shkupin — qytetin që po e marrim në duar për ta pastruar, për ta rregulluar dhe për ta kthyer në krenari për të gjithë qytetarët e tij,” theksoi Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull