Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar moton zyrtare për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Mexhiti ka theksuar se kjo moto nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por një përkushtim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës.

Ai kujtoi se Çairi ka dhënë gjithmonë shumë për vlerat shoqërore,politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe
më gjerë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Do ta japim krejt qenien tonë, krejt dijen tonë, krejt përvojën dhe potentialin tonë në funksion vetëm për Çairin dhe qytetarët e tij,” – ka
thënë Mexhiti.

Ndryshe, motivi për moton e fushatës vjen nga kënga “Vetëm për ty” e rok bendit Telex.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull