Në lagjen Fushë Topanë të Çairit po ndërtohet një pishinë e re shkollore me vlerë 1 milion euro, që do të jetë në shërbim të nxënësve gjatë gjithë vitit. Lajmin e bëri të ditur zv/kryeministri dhe kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti.
“Ky investim do t’u shërbejë fëmijëve të shkollave tona për mësim noti, ushtrime, gara dhe rekreacion gjatë gjithë vitit”, tha Mexhiti.
Ai theksoi se pishina, me sipërfaqe prej 620 m² dhe thellësi nga 80 cm deri në 1.30 metra, po ndërtohet me “themël betoni të armuar, strukturë moderne prej çeliku, sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe cilësisë”.
“Punimet po zhvillohen me ritme të shpejta, dhe synimi është që në muajin shtator, nxënësit ta kenë gati për përdorim,” shtoi Mexhiti, duke nënvizuar se ky projekt është “pjesë e përkushtimit tonë për të modernizuar infrastrukturën arsimore dhe për t’u ofruar nxënësve mundësi zhvillimi”.