Mexhiti: Qeveria ka marrë vendim për fillimin e fazës së dytë të ndërtimit të qarkores së Tetovës

1 Min. Leximi

Zv. kryeministri, Izet Mexhiti njofton se qeveria ka miratuar vendimin për fillimin e fazës së dytë të ndërtimit të qarkores së Tetovës.
“Qeveria miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit ndaj programit vjetor për ndryshimin dhe plotësimin e planit të ndërtimit, rikonstruksionit dhe përmirësimit të rrugëve shtetërore për vitin 2025.

Në kuadër të këtij programi, janë paraparë dy projekte të reja:

- Advertisement -

Ndërtimi i fazës së dytë të qarkores së Tetovës, nga nyja Trebosh deri në Neproshten.

Zgjerimi dhe përmirësimi i sigurisë në trafik në aksin rrugor Kondovë-Radushë-Jegunoc dhe ndërtimi i qarkores së Svillares”, shkruan Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull