Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, gjatë vizitës në fshatin Llabunishtë, theksuan rëndësinë e një menaxhimi efikas dhe të ndershëm të komunave, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Strugës.
Gjatë fjalës së tij, zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi: “Duam të sjellim një dinamikë të re në zhvillimin e komunave. Struga ka nevojë për një menaxher të mire”.Në të njëjtën linjë, Mendi Qyra dhe Izet Mexhiti theksuan se parimi i tyre themelor është që politika lokale të mbetet në shërbim të qytetarëve: “Politika lokale duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo interesave personale apo agjendave politike.”
Vizita u prit me interes nga banorët e Llabunishtës, të cilët shprehën mbështetje për nismat që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunës.

