Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka prezantuar planin për ndërtimin e një Stacioni të zjarrfikësve në Çair. Sipas projektit, stacioni do të ndërtohet në afërsi të Poliklinikës së Çairit.”
“Po ndërmarrim një hap të rëndësishëm drejt sigurisë dhe mirëqenies së Çairit. Sot prezantova projektin e ndërtimit të Stacionit Territorial të Zjarrfikësve në Komunën e Çairit, një investim i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe pronës sonë.
Ky stacion do të ndërtohet me një sipërfaqe prej 750 m², do të pajiset me 3 kamionë modernë për shuarjen e zjarreve, si dhe do të ketë në dispozicion 12 zjarrfikës profesionistë, të gatshëm për çdo situatë emergjente.
Ky projekt vjen si nevojë për më shumë siguri, reagim të shpejtë dhe shërbime efikase për qytetarët tanë.
Çairi meriton infrastrukturë moderne dhe mbështetje të fuqishme institucionale. Stacioni i ri do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, më pak dëme dhe një siguri më e madhe për të gjithë ne.
Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time të veçantë për Shoqatën Vullnetare Zjarrëfikëse “Bajram Miftari”, e cila për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Çairin dhe më gjerë, duke u bërë shembull i solidaritetit dhe humanizmit.
Së bashku me qytetarët, profesionistët dhe partnerët tanë, ky projekt do të bëhet realite”, ka deklaruar Mexhiti.
Mexhiti prezanton planin për stacionin e ri të zjarrfikësve në Çair: 750 m², 12 të punësuar dhe 3 kamionë specialë

Ndani këtë artikull