Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka prezantuar fushën e re të basketbollit të ndërtuar në lagjen Gazi Babë, duke e cilësuar këtë projekt si një hap konkret për zhvillimin e rinisë dhe nxitjen e aktiviteteve sportive në komunitet.

“Fusha e re e basketbollit që sapo kemi ndërtuar, do t’jetë vendi ku fëmijët tanë do të rriten me frymën e garës, ekipit dhe suksesit. Këtu, çdo kosh i shënuar është një hap drejt vetëbesimit, drejt ëndrrave që nisin nga rrugicat tona dhe shkojnë deri te arenat e mëdha” theksoi Mexhiti.
Ai theksoi se përmes këtyre investimeve në infrastrukturë sportive, po krijohen hapësira që u japin jetë lagjeve dhe forcojnë ndjenjën e komunitetit.

“Ne besojmë në rininë e Gazi Babës. Prandaj investojmë në infrastrukturë sportive, në hapësira që i japin jetë lagjeve tona, në projekte që e bëjnë lagjen më të fortë e më të bukur. Kjo është Gazi Baba, aktive, e gjallë, me energji pozitive dhe me vizion për të ardhmen. Kjo është politika jonë: të ndërtojmë, të zhvillojmë dhe t’i japim mundësi çdo fëmije të rritet me dinjitet dhe pasion. Fusha e basketbollit është vetëm fillimi. Fitorja e madhe është ajo e Çairit”, potencoi kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti.