Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka shkruar se në seancën e djeshme të Qeverisë është marrë vendimi për prishjen e kontratës së qirasë mes kompanisë HEJ SHPKNJ (pronë e deputetit të BDI-së) dhe Shoqatës Aksionare Lotaria Shtetërore.
“Përmes kësaj kontrate ishte projektuar vjedhje masive dhe pastrim i miliona eurove nga ana e funksionarëve të lartë të BDI-së.
Kthim mbrapa nuk ka. Epideminë e bixhozit do ta luftojmë deri në fund, ndërsa skemat korruptive të kazinomanëve të politikës do t’i shkatërrojmë pa kompromis.
Ky është vetëm fillimi. Kulla e ndërtuar me letra bixhozi do të shembet shpejtë, ndërsa projektuesit e saj do të japin llogari përpara ligjit dhe përpara popullit”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.