Në Daily Click në TV21, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se ka pasur lëshime nga Policia dhe Dogana në largimin e Artan Grubit nga Maqedonia e Veriut.
“Mendoj që ka qenë vetëm i dyshimtë, dhe ka pasur një lëshim nga polici doganor, pa qëllim të keq. Pasi ka kaluar, e ka futur në sistem dhe aty është ndezur alarmi që kërkohet të ndalet për informim të mëtutjeshëm”, tha Mexhiti.
TV21: Mendoni se kjo ishte një ikje nga drejtësia, sepse kishte një status në Facebook z. Grubi se ka shkuar për qëllime familjare dhe se do të kthehet së shpejti, se është i pastër si loti
-I pash ato statuse, por ende është jashtë, është larg drejtësisë.
TV21: Po thoni që ka ikur?
-Sido që të jetë, nuk mund t’i iket asaj, do të vijë dita që do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë.
TV21:Vetëm pasi e lëshoi Maqedoninë u bë i kërkuar, dmth po ndodh sikur me Gruevskin…
-E keni parasysh se është qeveri e re, jo mirë e etabluar deri në fund. Kanë njerëzit e tyre në polici, në gjyqësi, në Prokurori. Të cilët në momente janë në bashkëpunim me krimin.