Mexhiti: Për 1 vit investuam 164 milionë denarë në Haraçinë

2 Min. Leximi

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti sot inspektoi nga afër ecurinë përfundimit të punimeve të ndërtimit të projektit të rrjetit sekondar të kanalizimit fekal, i përbërë nga 9 degë, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 20 milionë denarësh.
Mexhiti gjatë vizitës së punës tha se aktualisht punohet në degën e fundit, me një gjatësi prej 860 metrash, ku tashmë janë realizuar 50% e punimeve, ndërsa përfundimi i projektit pritet brenda muajit të ardhshëm.

‘Gjatë 13 muajve të fundit, në Haraçinë kemi sjellë investime në vlerë prej mbi 164 milionë denarësh – projekte konkrete, reale, dhe jo vetëm premtime boshe. Ajo që për disa ka qenë e paarritshme për më shumë se tre dekada – ne e bëmë realitet. Ndërtuam kanalin anësor, filluam ndërtimin e rrjeteve të reja fekale, atmosferike dhe të ujësjellësit, dhe siguruam rregullim urban përmes ndërtimit të shtigjeve për këmbësorë dhe shëtitoreve, siç është rasti përgjatë lumit të Mojancës’, tha Mexhiti.

- Advertisement -

Këto investime sqaroi Mexhiti, janë bërë si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor me Qeverinë, janë investuar 164 milionë denarë, përmes Thirrjes së parë, Thirrjes së dytë dhe Programit për investime kapitale, prej të cilave vetëm për ndërtimin e kanalit janë ndarë 64 milionë denarë, ndërsa 100 milionë denarë për projekte tjera infrastrukturore.

- Advertisement -

Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti paralajmëroi se puna nuk do të ndalet këtu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull