Mexhiti: Pa ligj, punësimet i kontrollonin “sherifat” nga Reçica, me ligj, çdo shqiptar ka shans të barabartë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit kundërshtues të BDI-së për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke akuzuar drejtuesit e saj për kontroll të padrejtë mbi administratën shtetërore në të kaluarën.

“Pa ligj, kontratat, punësimet, vendimet dhe kushtëzimet e shqiptarëve i kontrollojnë sherifat nga Reçica e Vogël. Me ligj, secilit shqiptar e shqiptare i jepet shans i barabartë për punësim në administratë. Sherifat nga Reçica e Vogël ngelin pa punë. Prandaj janë kundër!”, shkruan Mexhiti.

- Advertisement -

Ai thekson se ky ligj i ri garanton fundin e selektimit politik dhe hap rrugë për përfaqësim real e të merituar të shqiptarëve në institucionet publike, pa ndërhyrje partiake dhe pa patronazh.

Sipas tij, frika e BDI-së nga miratimi i këtij ligji vjen pikërisht nga humbja e kontrollit që kanë pasur mbi sistemin për më shumë se dy dekada.

“Me VLEN-in në qeveri, përfundon koha e privilegjeve të një grushti njerëzish dhe fillon epoka e barazisë për të gjithë”, përfundon Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull