Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në një paraqitje në TV24 ka thënë se nuk e di saktësisht se ku ndodhet Artan Grubi, por shtoi se “sipas deklaratave të Ahmetit ai ndodhet në Shqipëri”. Sipas Mexhitit, Grubi ka ikur vetë pa ndihmën e Qeverisë.

“Ahmeti konfirmoi se Grubi ndodhet në Shqipëri, por nuk kam informacion konkret. Sipas informacioneve të mia, qeveria nuk e ka liruar, por ai ka persona në MPB që aktualisht janë në ndjekje penale. Ai ka shfrytëzuar momentet e fundit për t’u arratisur dhe ka deklaruar se do të kthehet, por nuk e bëri dhe me këtë vërtetoi se është fajtor”, ka thënë Mexhiti.

- Advertisement -

Ai po ashtu theksoi se pret që të gjithë ata që ikën nga vendi të kthehen dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull