Gjatë konferencës për media, krerët e VLEN-it, u pyetën se çfarë reagimi presi nga Fronti Evropian brenda dhe jashtë kuvendit, ditën e votimit të Qeverisë, nëse eventualisht mund të ketë eskalim të situatës, Mexhiti tha se fillimisht nuk e di se çfarë do të mbetet nga Fronti pas zgjedhjeve, përcjell SHENJA.
“Ende pa shkuar të takohemi ne me Mickoskin disa individë të Frontit Evropian i kanë ikur Aliut dhe janë në komunikim të përditshëm me Mickoskin. Disa eksponentë e kanë thënë edhe publikisht, siç është zoti Thaçi, komunitetet e vogla, kështu që nuk di çfarë do mbetet prej Frontit”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se ajo pjesë e Frontit që do të mbetet, i dëshirojnë ta luajnë rolin e opozitës konstruktive.
“Por duke e parë se cili do të jetë grupi parlamentare, në moshë të shtyrë, të ngarkuar me skandale korruptive mendoj që nuk e meritojnë dhe nuk do të dinë ta luajnë as rolin e opozitës”, shtoi më tej Mexhiti.