Zv/kryeministri Izet Mexhiti, gjatë prezantimit të Ligjit për përfaqësim të drejt, deklaroi se miratimi i këtij Ligji shënon një moment historik pasi për herë të parë për herë të parë përfaqësimi I drejtë dhe adekuat si kategori kushtetuese që nga viti 2001 merr zgjidhej të qartë dhe të plotë ligjore edhe pse është dashur që të rregullohet me ligj që nga viti 2003.
“Kjo çështje është lënë peng I vullnetit politik për më shumë se dy dekada. Projekt ligji garanton qasje të barabartë në punësim dhe avancim në administratën publike, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive në administratën publike duke siguruar që punësimet të bëhen në bazë të meritës dhe kualifikimit të secilit individ, krijimin e mekanizmave institucional dhe procedural për të shmangur diskriminimin dhe për të forcuar gjithpërfshirjen”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se përfundimisht me këtë ligj largohet përfaqësimi nga politika ditore dhe e bën të drjetë ligjore për secilin qytetarë pa dallim etnie.
Mexhiti: Një moment historik, Ligji për përfaqësim të drejt largohet nga ndikimi politik

Ndani këtë artikull