Mexhiti nga Tirana: Thellimi i bashkëpunimit brendashqiptar, një domosdoshmëri që duhet të vazhdojë pandërprerë

2 Min. Leximi

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë, një ngjarje e organizuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani.

Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, ndava pikëpamjet e mia mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Theksova rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimin e qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht. Nënvizova se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët.

- Advertisement -

Gjithashtu, theksova se integrimi evropian mbetet prioriteti ynë absolut si koalicion, dhe se jemi të përkushtuar dhe të gatshëm të votojmë ndryshimet kushtetuese në çdo moment.

- Advertisement -

Përveç kësaj, përgëzova Ministrin Hasani për krijimin e një departamenti të veçantë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, dedikuar shqiptarëve të rajonit dhe diasporës. Për mua, thellimi i bashkëpunimit brendashqiptar është një domosdoshmëri që duhet të vazhdojë pandërprerë.

Në përfundim, nënvizova nevojën e krijimit të një platforme të përbashkët që të na bashkojë në fusha të ndryshme, nga arsimi deri te ekonomia, duke e cilësuar këtë si një element përcaktues për të ardhmen tonë të përbashkët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull