Kryetari i LD-së dhe njëri nga krerët e Vlenit, Izet Mexhiti nga Saraji ka deklaruar se qytetarët janë gati për kapitullin e ri.
“Sonte në këtë tubim madhështor në Saraj u dëgjua qartë zëri i ndryshimit. Qytetarët janë gati për kapitullin e ri!

Në çdo fytyrë, në çdo duartrokitje, ndjehej vendosmëria për ta kthyer komunën në drejtimin e duhur. Dhe sot, këtë besim e përfaqëson një emër, Muhamet Elmazi.
Kjo është beteja për zhvillim, për përfaqësim të denjë, qeverisje të ndershme dhe për dinjitetin që Saraji e ka merituar prej kohësh.

Saraji kërkon më shumë investime, më shumë mundësi, më shumë kujdes për njerëzit e vet. Dhe me Muhametin, me njerëzit që besojnë në ndryshim, ky transformim do të ndodhë.
Më 19 tetor, Saraji zgjedh rrugën e drejtë, për zhvillim, për drejtësi, për një udhëheqje të përgjegjshme.
Vlen7!”, ka shkruar Mexhiti.