Kandidati i koalicionit VLEN, për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar se ka qëndruar në Fushë Topanë ku ka inspektuar punimet për ndërtimin e njërit prej lokacioneve për parkingje të planifikuara në këtë zonë nga Komuna e Çairit.
“Sot e nisa ditën në terren, në Lagjen Fushë Topanë, ku inspektuam nga afër punimet për ndërtimin e njërit prej lokacioneve për parkingje të planifikuara në këtë zonë nga Komuna e Çairit.
Me këtë projekt synojmë ta përmirësojmë infrastrukturën urbane, dhe të zgjidhim problemin e kahershëm me mungesën e hapësirave për parkim, një sfidë që prej kohësh e ka vështirësuar përditshmërinë e banorëve.
Ky është një hap konkret që do të sjell lehtësim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe tregon se kur punohet me seriozitet, rezultatet janë të prekshme.
Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim në çdo lagje, duke e mbajtur qytetarin gjithmonë në qendër të vendimmarrjes”, ka shkruar Mexhiti.
Mexhiti nga Fushë Topana: Po zgjidhim një nga problemet më të mëdha të qytetarëve, mungesën e parkingjeve

Ndani këtë artikull