Mexhiti nga Dyqanxhiku: VLEN është ardhmëria e Çairit, jo satelitët e BDI-së!

2 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me bartësin e listës së këshilltarëve, Muhamed Murtezi dhe deputetin Bekim Sali, sonte u pritën në konakun e haxhi Ibrahimit në lagjen Dyqanxhik.

Në këtë takim me banorët, Mexhiti theksoi se qytetarët e Çairit meritojnë jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme dhe jo fjalime boshe për satelitë e astronomi që i servon kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.

- Advertisement -

“Ata tjerët në zgjedhje lokale flasin për Borrellin dhe Lajqakun, e kur u deshtë për Mitrovicën ai shkoi në Azerbajxhan, ai shkoi në Kiev, ai shkoi në Ukrainë por nuk e pa të udhës që me Borrellin të shkojë në Veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk u realizua plani i atij, nuk u largua policia speciale e Kosovës, ajo sot është në Mitrovicë, por u larguan paramilitarët serb, i keni parë edhe vetë se si kanë ikur nga aty pasi që nuk është vendi i tyre, nuk është vatani i tyre dhe fatmirësisht ka kush i del zot edhe Mitrovicës edhe mbarë Kosovës, është aty Albin Kurti i cili po i ndërton urat në Mitrovicë, por këto tema do t’i lëmë për zgjedhje parlamentare, ne në Dyqanxhik flasim për Dyqanxhikun, ne në Serovë flasim për Serovën, ne në Gazi Babë për Gazi Babën dhe në Çair për Çairin, pra vota për VLEN-in është votë për ardhmërinë,” është shprehur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

- Advertisement -

Sipas Mexhitit VLEN flet për hallet e qytetarëve aty ku ata jetojnë, ndërsa BDI dhe kandidati i saj Bujar Osmani fshihen pas fjalëve të mëdha ndërkombëtare, duke harruar problemet e përditshme të Çairit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull